Gjyqtari nga Deçani caktohet për ndeshjen e Champions League, Brugge-PSG

Gjyqtari nga Deçani caktohet për ndeshjen e Champions League, Brugge-PSG

Gjyqtari kosovar nga Deçani, Bekim Zogaj është përcaktuar si gjyqtar anësor në ndeshjen Club Brugge – PSG.

Zogaj do ta bartë flamurin në krah, teksa e pret detyrë e vështirë të piketojë pozitat jashtë loje potenciale të këmbë shpejtëve si Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar, shkruan Periskopi.

Ai do të ndajë drejtësinë së bashku me gjyqtarin kryesor, Sandro Schaer dhe asistentin tjetër Stephane De Alameida, të dy zvicëranë.

Në dhomën e VAR-it do të jetë italiani Massimiliano Irrati, ndërsa gjyqtar i katërt është Stuart Attwell nga Anglia.

Ky takim luhet të mërkurën nga ora 21:00, në stadiumin ‘Jan Breydelstadion’. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: