Gjyqtari që gaboi kundër Milanit shpërtheu në lot pas ndeshjes dhe ishte në gjendje traume

Gjyqtari që gaboi kundër Milanit shpërtheu në lot pas ndeshjes dhe ishte në gjendje traume

Nëse mendoni se po kaloni ditë të keqe në punë, ndani pak keqardhje për të gjorin Marco Serra.

Gjyqtari i Serie A rrëmbeu kryetitujt mbrëmë për një gabim që i kushtoi Milanit me tri pikë kundër Spezias, transmeton Periskopi.

Nëse nuk jeni në dijeni për atë që ndodhi, më poshtë ua shpjegojmë detajet.

Ishte koha shtesë në ‘San Siro’, me Milanin që kishte nevojë për tri pikë për ta rrëmbyer vendin e parë në tabelën e Serie A. ‘Rossonerët’ po barazonin 1-1 dhe ishin në kërkim të golit të fitores, kur Ante Rebic mori topin në afërsi të zonës.

Derisa e ngriti këmbën prapa për të gjuajtur, u ndërhy nga një mbrojtës nga prapa. Topi ra në këmbët e Junior Messias, i cili qëlloi rrjetën me një goditje brilante.

Mirëpo, derisa topi po shkonte drejt rrjetës, Serra vërshëlleu dhe ndali lojën për një ndërhyrje në Rebicin, kur realisht është dashur të lejonte përparësi.

Futbollistët e Milanit ishin absolutisht të frustruar dhe me plot të drejtë.

Por Serra menjëherë e kuptoi gabimin dhe i ngriti duart duke kërkuar falje. E dinte gabimin që kishte bërë.

Gjërat u përkeqësuan më shumë kur Spezia shënoi golin e fitores në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Raportohet se pritet një pezullim i gjatë për të nga asociacioni i gjyqtarëve italianë.

Një raport i fundit nga ‘Corriere della Sera’ tash zbulon detaje të reja rreth asaj që ndodhi në zhveshtore pas ndeshjes.

Gazeta raporton se gjyqtari, i cili është vetëm 39-vjeçar, shpërtheu në lot në zhveshtore dhe ishte në ‘gjendje traumatike’.

Aq shumë, sa që Zlatan Ibrahimovic dhe pesë lojtarë të Milanit u desh ta ngushëllonin në tunel, në vend që të protestonin ndaj gabimit. Zlatan thuhet se i tha ‘gabimet ndodhin’. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: