Gjysma e dytë e gjysmëfinales sonte: Baskët kundër madrilenëve kokë më kokë në Arabinë e Sauditëve

Gjysma e dytë e gjysmëfinales sonte: Baskët kundër madrilenëve kokë më kokë në Arabinë e Sauditëve

Real Madridi sonte mëson me kë do të ndeshet në finalen e Super Kupës së Spanjës, pasi të përfundojë përballja mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Ashtu si ajo Barcelona-Real Madrid, edhe ndeshja Atletico Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, përkatësisht “King Fahd International Stadium” me fillim nga ora 20:00.

Diego SImeone nuk i ka shërbimet e Griezmann dhe Savic për këtë ndeshje, ndërsa nga radhët e Bilbaos mungojnë Nunez dhe Venceder.

Këto janë formacionet zyrtare:

Atletico Madrid: Oblak; Marcos Llorente, Vrsaljko, Giménez, Hermoso, Carrasco; Koke, Kondogbia, Lemar; Joao Félix, Correa.

Athletic Bilbao: Unai Simón; De Marcos, Yeray, Iñigo Martínez, Balenziaga; Berenguer, Dani García, Zarraga, Muniain; Sancet, Williams.

Shpërndaje në: