Gjysma e Prishtinës pa rrymë, KEDS tregon arsyen

Periskopi.com Lajme

KEDS ka njoftuar se zona Prishtina II do të mbesë pa rrymë sot. Kjo për shkak të një defekti.

Kështu sipas KEDS-it, pa energji elektrike do të mbesin disa lagje në Prishtinë.

“Para pak minutash, një defekt i shkaktuar në daljet 10 kV të këtij nënstacioni ka bërë që disa lagje të Prishtinës të mbesin pa energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Drejtpërdrejt nga Nënstacioni 110/10 (20) kV, Prishtina II

Para pak minutash, një defekt i shkaktuar në daljet 10 kV të këtij nënstacioni ka bërë që disa lagje të Prishtinës të mbesin pa energji elektrike.

Ekipet e KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë arritur të lokalizojnë avarinë dhe po punojnë që sa më parë të rikthejnë furnizimin me energji elektrike.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët që u afektuan me ndërprerje të energjisë.

ℹInformatë me rëndësi për konsumatorët e Prishtinës

Si pasojë e një defekti të paraqitur në daljet e Nënstacionit Prishtina II, ku furnizohen lagjet:  Velani, Taukbahçe, Sofali, Gërmia, Bregu i Diellit, Mati, Mahalla Muhaxherëve, Matiçani, të njëjtat aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në terren për të sanuar defektin dhe të njëjtit po bëjnë përpjekje maksimale që në kohën më të shpejtë të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike.

KEDS do ju mbajë të informuar rreth punimeve nga terreni ndërkaq kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar.

Shpërndaje në: