Gjysmë faqe ‘word’ në program për rrymën: Qeveria nuk investon në kapacitetet ekzistuese, bën thirrje për kursim

Gjysmë faqe ‘word’ në program për rrymën: Qeveria nuk investon në kapacitetet ekzistuese, bën thirrje për kursim

Në majin e vitit 2021, kur Qeveria e Kosovës publikoi Programin qeverisës 2021 -2025, nuk ia merrte mendja që shumë shpejt do të ndodhje në një kolaps energjetikë. Në të kundërtën, nuk do e parashihte vetëm gjysmë faqe word Strategjinë për Energjetikën, shkruan Periskopi.

Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në dimër me fatura të larta të rrymës. Nëse jo, atëherë do të përballën me reduktime të rrymës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka apeluar që qytetarët të kursejnë energjinë elektrike, për shkak të krizës për mungesë të saj e cila pritet të vijojë gjatë dimrit të ardhshëm.

Qeveria po mjaftohet vetëm në apelime, një të tillë e kishte bërë edhe vitin e kaluar dhe nuk ka lëvizur fare për ngritjen e kapacitetet energjetike aktuale.

Në maj të vitit 2022, Qeveria ka publikuar Planin qeverisës 2021 -2025 në 60 faqe word. Vetëm gjysmë faqe ia ka kushtuar çështjeve të energjetikës.

Ndër të tjera, do të punojmë në përmirësimin e menaxhimit të kapaciteteve ekzistuese energjetike, si bazë për siguri në furnizim energjetik dhe rrugë e drejtë gjatë tranzicionit e dekarbonizimit energjetik.

Pos Shqyrtimit të Strategjisë, të gjitha pikat tjera kanë mbetur vetëm në letër.

Dihet se, Divizioni i Gjenerimit të Energjisë përbëhet nga termocentralet “Kosova A”, “Kosova B” dhe Seperimet Kimike, që janë të vendosura në rrethinën e Kastriotit, që gjenden rreth 8 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese të njohura si A1, A2, A3, A4 dhe A5. Blloku A1 i këtij termocentrali është lëshuar në punë në vitin 1962 me fuqi prej 65MW; A2 në vitin 1965 me fuqi prej 125MW; A3 në vitin 1970 me fuqi 200MW; A4 në vitin 1971 me fuqi 200MW dhe A5 në vitin 1975 me fuqi prej 210MW. Blloqet A3, A4 dhe A5 janë funksional.

Sipas planit aktual në prodhim përdoren dy blloqe, kurse njëri prej tyre është rezervë “e nxehtë “ për shkak te gatishmërisë se tyre të ulët, që është pasojë e vjetërsisë së tyre.

Blloqet A1 dhe A2 janë jashtë pune, pa status të definuar, dhe sipas planeve aktuale ato do të mbesin kështu deri në fund, kur pritet të bëhet dekomisionimi i tyre së bashku me njësitë tjera. Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova A është rreth 1500GWh.

Kosova nuk do të ketë rrymë të mjaftueshme për furnizim gjatë këtij sezoni dimëror. Kjo, ngase kapacitetet prodhuese janë më të vogla sesa kërkesat në treg.

Sigurimi i energjisë për periudhën e pikut në Kosovë, përveç prodhimit vendor bëhet edhe përmes importeve, ndërsa në rast të rënieve të njësive gjeneruese kjo realizohet përmes importeve emergjente ose ndonjëherë edhe me aplikimin e reduktimeve si masë e fundit për të mbajtur sistemin në balancë.

Faturat e energjisë elektrike përsëri mund të vinë më rritje edhe në këtë vit, ngase KESCO – Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka aplikuar për rritje të të hyrave, që nënkupton që ato të hyra mund të mbulohen nga rritja e faturave të rrymës.

Objektivi strategjik sipas draft-strategjisë energjetike të Kosovës 2022-2031 mbetet dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtëritshme, ka thënë në një pronconm më hërët ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031.

Sipas Rizvanollit, Kosova në tri vjetët e ardhshëm do të arrijë të ketë kapacitete deri në 500 megavatë të energjisë së ripërtëritshme, duke i shtuar kapacitetet e energjisë diellore.

Ajo ka saktësuar se deri në vitin 2031 do të arrijnë 1.400 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme, duke ndërtuar kapacitetet e reja të erës dhe diellore.

Megjithëkëtë, Rizvanolli, sot ka apeluar që qytetarët e vendit të kursejnë energjinë elektrike, për shkak të krizës për mungesë të saj e cila pritet të vijojë gjatë dimrit të ardhshëm.

”Besoj është qartë tashmë, që dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për Europën. Kjo do të ndikojë edhe tek neve, për import të energjisë”.

”Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm, për vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që janë të realizueshme. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjen e Kosovës A dhe B të përfundojnë para dimrit”, ka thënë ajo. /Periskopi/

Shpërndaje në: