GlobalFirepower: Sistemi raketor iranian është më i fortë se ai amerikan

GlobalFirepower: Sistemi raketor iranian është më i fortë se ai amerikan

Irani sulmoi mbrëmë me raketa balistike dy baza ajrore irakiano-amerikane si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit Kasim Soleimanit në ditën e premte.

Por, cili është kapaciteti ushtarak i këtij vendi?

Forcat e Armatosura Iraniane kanë një personel aktiv prej 523 mijë njerëzish [pa përfshirë forcat për ruajtjen e Rendit] ndërsa të aftë për t’u regjistruar në ushtri janë regjistruar 39 milionë e 842 mijë e 164 njerëz.

Ushtria iraniane llogaritet të jetë e 14-a më e fortë në botë botë sipas Global FirePower, transmeton Periskopi.

Kjo ushtri, që është e pajisur me pajisjet moderne të sofistikuara të punuara nga ShBA-të, është përshkruar si “forca më e madhe ushtarake në Lindje të Mesme” nga një numër i madh analistësh politikë.

Buxheti i ndarë për ushtrinë përbën 4,6 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor të këtij vendi, ose 19,6 miliardë dollarë amerikanë [për vitin 2018].

Irani shkëlqen pikërisht në fushën e sistemit raketor në të cilën sipas Globalfirepower zë vendin e katërt në botë. Në këtë pikë është Korea Veriore ajo që zë vendin e parë e pasuar nga Rusia dhe Kina. Ndërkohë që ShBA-të janë në vendin e gjashtë, poshtë Iranit.

Shpërndaje në: