Goal: Marrëveshja ndërmjet Real Madridit dhe Mbappes është mbyllur

Goal: Marrëveshja ndërmjet Real Madridit dhe Mbappes është mbyllur

Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin, ka konfirmuar “Goal.com”, sipas së cilës zyrtarizimi i do të bëhet menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Mbappe ka vetëm edhe një muaj në kontratën e tij me PSG-në, skuadër e cila kishte provuar disa herë që ajo të vazhdohej me yllin francez, përcjellë KosovaPress.

Fituesi i Kupës së Botës insistoi që vendimin final për të ardhmen e tij do ta marr në fund të sezonit, por Reali tanë ka siguruar shërbimet e tij si lojtar i lirë.

“Goal” ka mësuar se Madridi ka arritur marrëveshje me Mbappen pas katër muajve negociata dhe tani kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla para mbylljes së operacionit.

“Los Blancos” janë duke pritur që francezi ta konfirmojë largimin e tij nga PSG, gjë e cila pritet të ndohë në ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22 kundër Metzit më 21 maj.

Detajet e kontratës së tij me gjigantin spanjoll ende nuk janë zbuluar.

Shpërndaje në: