Goati: Nuk ka vullnet, gatishmëri, e as armë për luftë në Kosovë

Goati: Nuk ka vullnet, gatishmëri, e as armë për luftë në Kosovë

Sipas Goatit dështimi i raundit të fundit të dialogut në Bruksel, si dhe ngjarjet që rrodhen më pas, por edhe deklaratat e dyja palëve – janë vetëm incidente me afat të shkurtër.

“Besoj që institucionet në Prishtinë, pas presionit ndërkombëtarë apo pa të, do ta qetësojn gjendjen. Është me rëndësi që edhe ne të mbesim të qetë dhe të mos ngrisim tensione – vazhdon Goati.

Ai shton se edhe meqë ndodhemi në periudha para zgjedhore kjo i afirmon më shumë ndjenjat ekstreme të nacionalizmit.

“Jam i sigurt se në Ballkan nuk ekziston as vullnet, as gatishmëri, e as armë që të përsëriten eksperimentet e vitete të 90’ta. Për fat, zyrtarët e BE’së e dijnë se më kanë punë dhe gjërat do t’i mbajn nën kontroll”, përfundon Goati për Blic.rs

Ndryshe, retorika e luftës është shtuar shumë kohëve të fundit, sidomos nga President i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbis Aleksander Vuqiq.

Shpërndaje në: