“Goblin mode” zgjidhet fjala e vitit nga Oksfordi

“Goblin mode” zgjidhet fjala e vitit nga Oksfordi

Universiteti i Oksfordit ka shpallur fjalën e vitit, që është zgjedhur nga votimet e publikut.

Fjala fituese, “goblin mode” është një term zhargon që përshkruan “një sjellje si dembelizëm apo përtesë, pra dikush që refuzon normat ose pritshmëritë sociale”, shkruan BBC.

Kjo ishte një nga tri fjalët e zgjedhura prej lekiskografëve të Oksfordit.

Mijëra njerëz dolën prej “goblin mode” për të votuar, teksa kjo frazë fitoi një shumicë dërmuese prej 318.956 të votave, ose 93% të totalit.

Sipas Oxford University Press, i cili boton Oxford English Dictionary, ky është një term zhargon që përshkruan “një sjellje si dembelizëm apo përtesë, pra dikush që refuzon normat ose pritshmëritë sociale”.

Termi filloi të shfaqej online në vitin 2009, por u bë viral më herët gjatë këtij viti.

Derisa kufizimet kundër Covid-19 po lehtësoheshin, termi vazhdoi të përhapej teksa njerëzit e kuptuan se ata nuk dëshironin të ktheheshin me mënyrën e jetesës si më parë.

Në vendin e dytë ishte ‘metaverse’ me 14.484 vota, e pasuar nga fjala #IStandWith me 8.639 vota.

Fjala e vitit të kaluar ishte ‘vax’ duke i bërë jehonë interesimit në vaksina pasi publikimit të vaksinës kundër koronavirusit. /Periskopi/

Shpërndaje në: