Goditen dy femra nga vetura

Goditen dy femra nga vetura

Një dukuri që po vazhdon të jetë në vendin tonë janë aksidentet e shpeshta të trafikut.

Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës janë paraqitur dy raste të aksidenteve ku viktima kanë qenë disa vajza të reja.

Në fshatin Talinoc të Muhaxhereve në Ferizaj është arrestuar një person pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën VË me targa lokale , duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka goditur një femër. E njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Ndërsa në fshatin Shakovicë të Podujevë një e dyshuar femër derisa ishte duke drejtuar veturën e saj, ka goditur këmbësoren femër.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në: