Goditet me veturë një person që ishte duke e pastruar borën në rrugët e Podujevës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit e kanë goditur me veturë një person gjersa ishte duke e pastruar rrugën nga bora në Podujevë.

Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, teksa tjetri është liruar.

“Podujevë, 12.01.2022-11:01. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar , pasi që të njëjtit derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftim.