Goditet nga një sulm me dronë, rafineria ruse e naftës pranë Ukrainës

Goditet nga një sulm me dronë, rafineria ruse e naftës pranë Ukrainës

Një sulm me dronë, ka goditur një rafineri të madhe ruse të naftës, pranë kufirit me Ukrainën, duke lëshuar tym të zi, që shkaktoi pezullimin e operacioneve, tha menaxhmenti i uzinës.

Zyrtarët në rafinerinë e naftës “Novoshakhtinsk”, në rajonin e Rostovit të Rusisë, thanë se droni i parë sulmoi në orën 8:40 të mëngjesit, duke goditur një njësi distilimi të papërpunuar, duke shkaktuar një shpërthim dhe një top zjarri.

Sulmi i dytë, në orën 9:23 të mëngjesit, kishte në shënjestër rezervuarët e naftës së papërpunuar në rafineri, furnizuesi më i madh i produkteve të naftës në Rusinë jugore, por nuk shkaktoi zjarr dhe sipas menaxhimit të fabrikës, nuk raportohet për të lënduar.

Rajonet ruse në kufi me Ukrainën, kanë raportuar sulme dhe bombardime, pasi Moska dërgoi trupat e saj në vendin fqinj më 24 shkurt, për atë që ajo ende e quan një “operacion ushtarak special”.

Rafineria është në Rusinë jugperëndimore, vetëm 8 km nga kufiri me Ukrainën.

Shpërndaje në: