Goditet për vdekje këmbësori në Pejë, pëson lëndime edhe shoferi pasi doli nga rruga dhe u ndesh në një pemë

Goditet për vdekje këmbësori në Pejë, pëson lëndime edhe shoferi pasi doli nga rruga dhe u ndesh në një pemë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës. Një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi pasi ka dalë nga rruga dhe është ndeshur në një pemë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.

“Mbrëmë rreth orës 20:25 policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Vogël, në këta aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësor. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është dërguar me autoambulancë në spital por ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Rugova për Express.

Ai shtoi se lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi.

“Edhe shoferi (i dyshuari), ka pësuar lëndime trupore, pasi ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një pemë”, tha ai.

Rugova tha se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 ore

Shpërndaje në: