Goditet rëndë klubi i Serie A: 14 raste pozitive me koronavirus

Goditet rëndë klubi i Serie A: 14 raste pozitive me koronavirus

Genoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone, te klubi i Serisë A ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 8 futbollistë  të tjerë si dhe 4 pjestarë të, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve. 

Kujtojmë që Genoa u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

“Klubi i Genoa njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën. Do t’ju mbajmë të përditësuar për gjithçka”, shkruhet në komunikatën e klubit ligur.

Shpërndaje në: