Goditjet e Fury ishin shumë të forta – Wilder u dërgua menjëherë në spital

Goditjet e Fury ishin shumë të forta – Wilder u dërgua menjëherë në spital

Deontay Wilder nuk ka qenë në gjendje aspak të mirë pas duelit me Tyson Fury.

Boksieri amerikan humbi për herë të dytë ndaj britanikut, dhe humbja e dytë ishte njësoj dërrmuese sikurse e para, përcjell Periskopi.

Wilder e pa tri herë veten e tij në tapet, para se të mos mund të ngritej nga nokauti i raundit të 11-të.

‘Bomberi i Bronztë’ ka pasur tronditje të mëdha nga goditjet e shumta që pranoi.

Mediet amerikane dhe britanike bëjnë të ditur se ai është dërguar menjëherë në spital, pas përfundimit të meçit të tretë. /Periskopi/

Shpërndaje në: