Gola me propozim: Në vend të fëmijëve, mjet presioni bëni notat – SBASHK thotë se do ta diskutojë

Gola me propozim: Në vend të fëmijëve, mjet presioni bëni notat – SBASHK thotë se do ta diskutojë

Deputeti i VV’së, Ardian Gola ia ka bërë një propozim Ymer Ymerit të SBASHK’ut në komisionin e Kuvendit për Arsim sot, raporton Periskopi.

Ai propozoi që në vend të fëmijëve, të merren notat si presion ndaj qeverisë.

‘’A kishim mujtë që në vend të fëmijëve me  i marr notat me i bo si presion sindikal. Mos i me i venDosë notat, as formalizu dijën që transMetohet te fëmiJët deri te momenti kur të Bëhet një zgjidhje. Efekti ka me qenë relativisht i njejtë. Mos më jepni përgjigje tash, po ju kisha lutë, a është e mundshme që fëmijë t’i rikthehen procesit mësimor. Edhe ditëve në vijim të intensifikojmë komunikimin me qeverinë dhe sindikatat. Jam i sigurtë që përgjatë kohës pashmangshëm do përafrohen pozicionet por për zgjidhjen thjesht mos ta paguajnë fëmijët. Po bëj lutje, ftesë që qekjo të diskutohet me kryesinë dhe t’i ipet kohë edhe Qeverisë t’i mendojë pozicionet. Nuk kisha dashtë përgjigje tash, por ta diskutojnë.’’, tha Gola.

‘’Për këtë për shërbimin shëndetësor, do jem zëri juaj. Jam absolutisht i rreshtum kah mësidhënësit në kuptimin e legjitimitetit. Ju kisha lutë vetëm t’i analizojm ënë anëtarësi e këshillit grevist, sepse mund të jetë mjet i efektshëm i presionit sindikal. Të jeni të bindur që kemi me qenë mbrapa jush.’’,shtoi ai.

”Ne natyrisht do ta bisedojmë me anëtarësinë”, ia ktheu përfaqësuesja e SBASHK. /PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: