Golashënuesi serb po ‘kup’ prej inati, e thotë me gojën plotë: Ne jemi budallenj!
Aleksandr Mitrovic ka reaguar pasi Serbia u mposht nga Zvicra me rezultat 2:1 në Kaliningrad
Aleksandr Mitrovic shënoi gol në minutën e pestë, por në fund festën serbëve ia prishën Xhaka dhe Shaqiri, shkruan Periskopi.
Sulmuesi serb pas ndeshjes u shfaq shumë i frustruar dhe e pranoi që kanë luajtur pa kokë kundër Zvicrës.
“Unë nuk e di çfarë të them. Ne nuk arritëm të mbrojmë rezultatin,” ka thënë Mitrovic.
“Luajtëm si të pa kry dhe kremi pranuar dy gola të lehtë. çfarë të themi më shumë, jemi budallenj, budallenj, budallenj,”. /Periskopi/



