Golden Eagle Ylli është kampion i Kosovës, mposht Pejën edhe në ndeshjen e tretë

Golden Eagle Ylli është kampion i Kosovës, mposht Pejën edhe në ndeshjen e tretë

Golden Eagle Ylli ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj KB Pejës në finalen e play-offit të Superligës së Kosovës.

 

Skuadra nga Theranda ka fituar 70-67 ndaj Pejës, pikërisht në stadiumin e këtyre të fundit.

Edhe pse Peja e nisi më mirë këtë ndeshje, Ylli fitoi në fund me 70 pikë përballë Pejës 67.

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Dardan Berisha, me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli Clark realizoi 19 pikë, pati tre kërcime dhe pesë asistime.

Shpërndaje në: