Goli i djeshëm i Welbeckut me gërshërë për Watfordin është thjesht sensacional

Goli i djeshëm i Welbeckut me gërshërë për Watfordin është thjesht sensacional

Danny Welbeck nuk ka shënuar gol në Premier League që nga gushti i vitit 2018, dhe këtë ecuri negative arriti ta thyejë me një gol sensacional me gërshërë.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenalit i dha epërsinë prej 2-1 ëatfordit në mënyrë spektakolare, transmeton Periskopi.

Dhe në atë që ishte një ndeshje kruciale për mbijetesë, Welbeck ia siguroi pikët e plota ëatfordit me një gol special në minutën e 55-të.

Ai arriti ta zë për mrekulli topin në ajër, duke qëlluar qoshen e anës së djathtë të Tim Krul, i cili nuk pati asnjë gjasë të bënte më shumë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: