Goli i Hadërgjonajt ndihmoi Kasimpasan ta sigurojë mbijetesën në Super Ligën Turke

Goli i Hadërgjonajt ndihmoi Kasimpasan ta sigurojë mbijetesën në Super Ligën Turke

Florent Hadergjonaj ka vazhduar me paraqitje fantastike në Superligën e Turqisë.

Mbrojtësi i djathtë nga Kosova ka shënuar gol në fitoren 3-1 të Kasimpasas ndaj Ankaragucus.

Reprezentuesi kosovar realizoi nga penalltia në minutën e nëntë, në një ndeshje ku Kasimpasa e siguroi zyrtarisht qëndrimin në elitë.

Për Hadergjonajn ky ishte goli i dytë këtë kampionat, teksa ditë më parë i shënoi edhe Fenerbahces.

Te Kasimpasa përveç mbrojtësit të djathtë u aktivizua edhe Loret Sadiku, derisa për Ankaragucun luajti Endri Cekici.

Shpërndaje në: