Goli i harruar i Zidane të cilin legjenda e basketbollit Magic Johnson e krahasoi me Michael Jordanin

Goli i harruar i Zidane të cilin legjenda e basketbollit Magic Johnson e krahasoi me Michael Jordanin

Pak futbollistë e zotëruan lojën e futbollit siç bëri Zinedine Zidane.

Superylli francez ishte një prej atyre lojtarëve që mund t’i shihni një herë gjatë jetës në fushën e gjelbër.

Nganjëherë dukej sikur topin e kishte të ngjitur për këmbe, transmeton Periskopi.

Ai ishte vërtetë një pako e komletuar dhe mund të krijojmë një listë të gjatë të golave të tij sensacionalë ndër vite.

Mirëpo, kësaj radhe do të fokusohemi në një prej golave të tij të ‘harruar’, për të cilin shumë pak flitet por kjo nuk e bën atë më pak madhështor.

Vetëm pyesni legjendën e basketbollit, Magic Johnson për këtë gol.

Më 2001, me Deportivon në krye të tabelës, Zidane mori çështjen në duart e veta derisa tregoi aftësitë e tij ikonike gjatë aksionit.

Me Johnson që po shikonte nga tribuna, Zidane dhuroi aftësi brilante për ta dërguar komplet mbrojtjen kundërshtare me njërën anë, para se të lansonte një goditje të pandalshme.

Johnson, i cili ishte në Spanjë për një miqësore basketbolli, e njohu gjenialitetin teksa shikoi Zidanen.

Në fakt, sipas një raporti nga ‘Planet Football’, Johnson u dëgjua duke thënë se Zidane ishte: ”Po aq i mirë sa Magic dhe Michael Jordan së bashku.”

Kjo po që është lavdatë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: