Goli i jashtëzakonshëm me kokë i Luis Suarezit nga jashtë zona thjesht nuk ka shpjegim logjik

Goli i jashtëzakonshëm me kokë i Luis Suarezit nga jashtë zona thjesht nuk ka shpjegim logjik

Luis Suarez përjetoi qartazi sezonin më të mirë individual në histori të Premier Leagues.

Të themi se ylli i Liverpoolit ishte i pandalshëm gjatë sezonit 2013/14 do të ishte nëna e nëndeklaratave, derisa ai shënoi 31 gola dhe kontriboi me 12 asistime në 33 ndeshje në ligë, transmeton Periskopi.

Natyralisht, është për diskutim kur mendojmë edhe fushatën e Mohames Salah më 2017/18, Cristiano Ronaldos 2007/08, John Terry 2004/05 dhe të tjerët, por nuk ka diskutim se kryevepra e Suarezit është atje lart.

Sidoqoftë, një prej paraqitjeve të tij më të mira në fanellën e Liverpoolit erdhi në një fitore 4-1 kundër ëBA-së, në tetor të vitit 2013.

Vërtetë ishte një ditë e golave spektakolar sepse jo vetëm që Suarez shënoi një hat-trick, por Daniel Sturridge gjithashtu mposhti portierin Boaz Myhill me një gol-lob.

Goli më i mirë në ndeshje erdhi nga uruguaiani kur qëlloi cakun me kokë nga afërsia e zonës.

Po, e lexuat drejtë. Suarez – pavarësisht se nuk njihet për aftësitë e tij në ajër – shënoi një prej golave më të bukur nga distanca me kokë në histori të Premier Leagues.

Në fakt, ende ka nevojë për shpjegim pavarësisht se ka kaluar gati një dekadë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: