Goli i vonshëm i Olympiacosit kundër Arsenalit me këngën e Titanikut të ngjallë të rrëqethura

Goli i vonshëm i Olympiacosit kundër Arsenalit me këngën e Titanikut të ngjallë të rrëqethura

Arsenali u eleminua nga Europa League në mënyrë të dhimbshme, të enjten mbrëma.

Triumfi në Europa League ishte ndoshta mundësia më e mirë e Arsenalit që të kualifikohej për në Champions League edicionin e ardhshëm, transmeton Periskopi.

Dhe, pas një fitoreje impresive 1-0 kundër Olympiacosit në Greqi, “Topçinjtë” ishin favoritët për të kaluar në fazën tjetër.

Por ata u detyruan të luajnë në vazhdime, pasi Papa Abou Cisse shënoi golin e vetëm në 90 minutat e rregullt.

Arsenal FC v Olympiacos FC - UEFA Europa League Round of 32: Second Leg

Në vazhdime, Olympiacosi shënoi një gol të vonshëm të fitores në mënyrë dramatike përmes Youssef El-Arabi.

Ky shënim nxiti festë të çmendur te mysafirët, derisa fansat e Arsenalit mbetën të shokuar.

Ishte një moment dramatik. Por çka mund ta bëjë të duket golin e El-Arabit edhe më të mirë?

Epo, muzika e Titanikut, natyrisht. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: