Goli i vonshëm ia siguron fitoren Juventusit kundër Zenitit

Goli i vonshëm ia siguron fitoren Juventusit kundër Zenitit

Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Zenit St. Petersburgun në udhëtim me rezultat 1-0.

Përkundër dominimit të Bianconerëve, ata nuk arrinin që ta thyenin mbrojtjen vendase në Gazprom Arena.

Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, Zonja e Vjetër arriti ta fitonte takimin.

Një harkim të Mattia De Sciglio e priti në zonë Dejan Kulusevski për ta realizuar me kokë golin që rezultoi i fitores (86’).

Juventusi është lider në Grupin H me tri fitore nga po aq ndeshje dhe gjashtë pikë të arkëtuara.

Zenit St. Petersburgu qëndron në vend të tretë në renditje me tri pikë të grumbulluara, nga një fitore dhe dy humbje.

Shpërndaje në: