Goli që sapo ka shënuar Florent Muslija për Hannoverin në minutën e 90, është absolutisht spektakolar

Goli që sapo ka shënuar Florent Muslija për Hannoverin në minutën e 90, është absolutisht spektakolar

Ylli kosovar, Florent Muslija ishte heroi i Hannover 96 kundër Dusseldorfit, në përballjen që përfundoi 1-1 në kuadër të Bundesliga 2.

Muslija realizoi golin e barazimit në minutën e 90+2′ dhe e bëri me stil.

Pasi u shërbye me një top në afërsi të zonës, i rrethuar nga kundërshtarët, ai u duk pa shumë opsione para se të lansonte një raketë absolute që përfundoi në qoshen e epërme të portierit.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: