Golin e Alaba nga gjuajtja e lirë sonte në finalen e Kupës është kënaqësi ta shikosh

Golin e Alaba nga gjuajtja e lirë sonte në finalen e Kupës është kënaqësi ta shikosh

Bayern Munichu aktualisht është duke avancuar 2-0, në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusenit.

Nuk do të ishte aspak befasi triumfi i bavarezëve, të cilët kanë qenë absolutisht dominues në futbollin gjerman për një kohë të gjatë në të gjitha frontet, shkruan Periskopi.

Kampionët e Bundesligës kaluan në epërsi fillimisht në minutën e 16-të përmes një goli absolutisht brilant nga David Alaba.

Mbrojtësi u largua vetëm dy hapa nga topi që po qëndronte rreth 18 metra distancë nga porta, teksa lansoi një goditje absolutisht brilante, duke mos i lënë asnjë gjasë portierit kundërshtar ta priste.

Vetëm tetë minuta më vonë, Gnabry dyfishoi shifrat. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: