Google shkarkon themeluesen e intelegjencës artificiale

Periskopi.com Tech & Auto

Google ka shkarkuar themeluesin dhe bashkëdrejtuesin e njësisë së saj të etikës së inteligjencës artificiale, duke pretenduar se ajo ka shkelur kodin e sjelljes së kompanisë.

Në një deklaratë, Google ka thënë se një hetim zbuloi se Margaret Mitchell kishte zhvendosur skedarë jashtë kompanisë, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Njësia e etikës ka qenë nën vëzhgim që nga dhjetori, pas largimit të një figure tjetër të lartë, Timnit Gebru.

Të dy gratë kishin bërë fushatë për më shumë diversitet në Google dhe ngritën shqetësime në lidhje me censurën brenda kompanisë.
Zonja Mitchell njoftoi në Twitter “Unë jam pushuar nga puna”.

Për pesë javët e fundit ajo ishte mbyllur nga sistemet e Google, duke përfshirë postat elektronike dhe kalendarët e saj.

Ndërkaq, ajo ka dërguar një email në grupin e brendshëm të quajtur “Gratë Brain dhe Aleatët”, e ky vendim ishte kritikuar.

Dr Gebru, kishte dërguar në emali drejtueseve të saj disa kushte kryesore për heqjen e emrit të saj nga gazeta dhe nëse ato nuk plotësoheshin, ajo nuk do të punonte, ndërsa Google iu përgjigj se ne e respektojmë vendimin tuaj për t’u larguar nga Google dhe ne po pranojmë dorëheqjen tuaj.

Qindra kolegë nënshkruan një letër në mbështetje të saj. Si përgjigje, shefi ekzekutiv i kompanisë Sundar Pichai kërkoi falje për mënyrën se si ajo u largua nga firma.

Google është kritikuar për mungesën e larmisë në fuqinë e saj të punës dhe ka shqetësime në lidhje me teknologjinë./BBC

Shpërndaje në: