Goran Rakiç: Nëse në nëntor nuk nisin bisedimet për Zajednicën i braktisim institucionet e Kosovës

Goran Rakiç: Nëse në nëntor nuk nisin bisedimet për Zajednicën i braktisim institucionet e Kosovës

Lista serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në votime sa më masivisht që të jetë e mundur.

Kreu i Listës serbe, Goran Rakiç ka thënë se vendimi për të dalë në zgjedhe ka ardhur “pas bisedimeve të vështira me Presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili ishte gati t’i dëgjonte ata”, tha ai.

“Ne morëm vendimin për të shkuar në votime nesër sepse duam të tregojmë se nuk jemi ata që nuk respektojmë marrëveshjen e Brukselit. Gjithmonë është dikush që dëshiron të na akuzojë ne ose qeverinë serbe se nuk e respektojmë atë marrëveshje.”

“Unë i bëj thirrje qytetarëve që të shkojnë në votime sa më masivisht të jetë e mundur. Nuk do të them kë të votojnë për shkak të heshtjes parazgjedhore, por njerëzit e dinë shumë mirë kë do të votojnë,” tha Rakiq.

Ndër të tjera, Rakiç thotë se nëse në nëntor nuk nisin bisedimet për Zajednicën i braktisim institucionet e Kosovës.

“Nëse bisedimet për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe nuk fillojnë në nëntor, unë jam duke i informuar të gjithë faktorët përkatës në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se ne do t’i lëmë të gjitha institucionet e Prishtinës në të gjitha nivelet në veri dhe do të japim dorëheqjen”, përfundoi Rakiq./PERISKOPI/

Shpërndaje në: