Goran Rakiq nis punën si kryetar i Mitrovicës Veriore

Goran Rakiq nis punën si kryetar i Mitrovicës Veriore

Goran Rakiq, ka bërë betimin si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Lideri i Listës Serbe këtë e ka konsideruar si obligim të madh.

“Ky është një obligim i madh, jo vetëm për mua, por i të gjithë juve që jeni në Kuvend, që të jemi edhe më të mirë në punën që bëjmë dhe të shënojmë përparim në jetët e bashkëqytetarëve tanë, para së gjithash, që të jetojnë të qetë dhe t’iu ndihmojmë në çdo aspekt’, ka thënë Rakiq, pas dhënies së betimit solemn.”, shkruan Radio Kontakt Plus.

Nuk dihet nëse e kanë bërë betimin edhe tre kryetarët e tjerë të Komunave Veriore.

Këto zgjedhje kanë pasuar dorëheqjet e kryetarëve të këtyre komunave, më 26 nëntor të vitit të kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Kjo taksë njëherësh është përdorur edhe si arsyetim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për mosvazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka insistuar se kjo taksë do të mbetet në fuqi derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Shpërndaje në: