Gorani ka një kërkesë për zyrtarët e shtetit pasi u zbuluan planet serbe për vrasjen e Dick Martyt

Gorani ka një kërkesë për zyrtarët e shtetit pasi u zbuluan planet serbe për vrasjen e Dick Martyt

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se shteti i Kosovës duhet të reagojë tani që është zbuluar nga televizioni zviceran tentimi që të vritet Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe.

Sipas Goranit, për atë se çfarë ka ndodhur duhet të kërkohet përgjegjësi. Ai thotë se nëse kjo punë nuk problematizohet, atëherë shteti serb shpëton.

“Nëse shteti serb e mshel një sy dhe bëhet se nuk e ka ndi këtë akuzë, e besoj se kështu do të sillet, është dashur dikush të kërkojë sqarim. Ose Dick Marty e televizioni serb po gënjen, ose është e vërtetë dhe shteti serb duhet të kërkojë përgjegjësi. Deri sot kemi apsru vetëm një deklarim fëminor. Të asaj që pohohet se është deklarim i BIA-s në Serbi. Besoj se shteti zviceran nuk është i interesuar të hapë më shumë këtë skandal. E as ai serb nuk besoj se e bën. Është dashur ta bëjmë ne. Besoj se këtu prekemi vetëm ne. Dhe nuk duhet që të presim nga të tjerët. Shteti serb do të përpjeket të sillet sikur kjo nuk ka ndodhur. Nëse nuk e bëjmë shpejt një reagim të mirë menduar dhe të formuluar. E ajo është të kërkohet e vërteta me cdo kush. E vërteta do ta lëndojë dikë. Ose shteti serb do të mbajë përgjegjësi, ose Dick Marty të mbajë atë”, tha ai në T7.

Shpërndaje në: