Gorani: Marrëveshja e fundit me Serbinë, një hap tutje drejt ‘Zajednicës’

Gorani: Marrëveshja e fundit me Serbinë, një hap tutje drejt ‘Zajednicës’

Sociologu dhe analisti Dukagjin Gorani, thotë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel për stickerat, është e ngjashme ose e përafërt me atë të vitit 2016.

Por ai thotë, se po vërehet një dukuri në shoqëri, që ‘veprimet vlerësohen varësisht se kush janë autorët e tyre’.

‘Është një dukuri që nuk kam besuar që shoqëria do ta përqafojë. Qe sa kohë, fryma shoqërore është e tillë, që për të nuk është me rëndësi cka po ndodhë, për të është me rëndësi kush po e bën. Vendimet që po merren nuk shikohen nga përmbajtja, por nga autori. Nëse autori ka kredibilitet, është i pranueshëm, nëse nuk ka, është i papranueshëm, kjo po e shpërfaqë një karakteristikë brengosëse, që është personalizimi. Marrëveshja e nënshkruar është në vazhdën e logjikës së procesit të dialogut, kjo marrëveshje nëse nuk është e njëjta është tepër e përafërt me marrëveshjen e vitit 2016, por ajo marrëveshje është konsideru e dëmshme për shkak të autorëve, marrëveshja e njëjtë sot po konsiderohet e dobishme për shkak të autorëve. Kam frikë se kjo shpërfaqë naivitet shoqëror në vlerësim.Është naive me besu që një grup i njerëzve për shkak të epërsisë morale, me iu aprovu marrëveshjet që në përmbajtje munden me qenë të dëmshme ose të njëjta me marrëveshjet e mëhershme. Sa për marrëveshjen dhe stickerat dhe mënyrën qysh është zbatu krejt ky proces, mendoj që është kriju një lehtësim sesa që ka qenë më herët. Mendoj që më leht është me stickera sesa me i heq herë ata herë na tabelat’, tha Gorani në emisionin e debatit të Pressingut, përcjell Periskopi.

Ai thotë se ‚me marrëveshjen e fundit, po shkohet një hap tutje drejt Asociacionit të komunave serbe‘.

‚E vërteta sipas meje është që përmes këtyre marrëveshjeve, ne jemi duke ndërtuar një konstruksion që do ta ketë emrin Asociacion i komunave serbe.Nëse kjo është një hap drejt asaj, qeveria aktuale duhet me e ditë që nëse vendosë me e zbatu idenë e Asociacionit, duhet paraprakisht me u marrë me Kushtetutë“, tha Gorani./Periskopi

Shpërndaje në: