Gorani: PSD është subjekt i rëndësishëm

Gorani: PSD është subjekt i rëndësishëm

Anëtari i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë se PSD është subjekt  i rëndësishëm në skenën politike.

Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Nga PSD jo rrallë pritej të jetë faktor stabilizimi. Por ishte e vështirë të punohet me një koalicion që kishte probleme përbrenda tij”, ka thënë Gorani.

Ai është ndalur edhe te dialogu me Serbinë. “Në dialog duhet të shkohet dhe dialogu duhet të përfundojë. Andaj Kosova duhet të jetë e përgatitur mirë për këtë dialog. Dialogun e shoh si një proces, si një lojë ku Kosova nuk guxon të jetë pala që e braktis”, ka theksuar Gorani.

Gorani ka theksuar se taksa duhet të demitizohet. Kur është pyetur se a ka PSD-ja plan si ta dekonstruktojë diskursin aktual politikë lidhur me taksën, Gorani ka thënë se në Kosovë është krijuar një politikë e standard, ku qytetari deklarimin politik e lexon si veprim politik , prandaj kjo do kohë për t’u ndryshuar.

Shpërndaje në: