Gorani: Zgjedhjet lokale nuk janë zgjatim i zgjedhjeve nacionale

Gorani: Zgjedhjet lokale nuk janë zgjatim i zgjedhjeve nacionale

Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se këto zgjedhje lokale treguan se VV tani ka siguruar votues besnikë të cilët janë të gatshëm të votojnë këtë subjekt pa marrë parasysh rrethanat.

Ai tha fillimisht se zgjedhjet lokale dallojnë prej atyre në nivel vendi.

“Zgjedhjet lokale nuk janë zgjatim i zgjedhjeve nacionale”, tha ai.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Gorani tha se tani VV mund të garojë me të gjitha partitë në nivel vendi.

“Mund të them tani se VV-ja është në klubin e partive të mëdha. Dikush mund të thotë se ky nuk është lajm dhe me të drejtë, por këto zgjedhje tregon se VV tani ka një bazë në të gjithë Kosovën që mund ta votojnë atë pa e shikuar fare kandidatin dhe programin”, shtoi ai.

Gorani po ashtu tha se VV tani duhet të mësojë nga gabimet e partive të mëdha në të kaluarën që të arrijë të mbajë këtë bazë të madhe simpatizantësh që e ka.

Shpërndaje në: