Goxha tollovi: Njerëzit u ndalën në kufi, Ministri thotë se nuk i kanë kërkuar tri doza

Goxha tollovi: Njerëzit u ndalën në kufi, Ministri thotë se nuk i kanë kërkuar tri doza

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka thënë se ‘duhet të klarifikohet (qartësohet v.j) lidhur me çështjen e tri dozave.

Ai ka thënë në Komisionin për shëndetësi ku po raporton se Qeveria nuk ka kërkuar tri doza.

“Asnjëherë Ministria dhe Qeveria e Kosovës nuk ka thënë se duhet me i pasë tri doza për me hy në Kosovë. Kemi thënë se me i pasë tri doza mundesh me hy pa kurrgjë në Kosovë.  Nuk kemi kërku tri doza, nëse i ke tri doza hyn në Kosovë pa asgjë tjetër.Nuk i kërkojmë tri doza, nëse ke kalon lirisht”, ka thënë ministri.

Kujtojmë se në kufi me Shqipërinë, në filim të javës kuksianët dhe shqiptarë nga Shqipëria protestuan pasi thanë se iu kërkuan tri doza plus testi PCR./Periskopi

Shpërndaje në: