Grabiten 1 milionë lekë pranë Gjykatës së Apelit, plagoset me thikë një person

Grabiten 1 milionë lekë pranë Gjykatës së Apelit, plagoset me thikë një person

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Një person është sulmuar me thikë, duke mbetur i plagosur dhe atij i janë marrë 1 milionë lekë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 minuta të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Burime nga policia thanë se në lagjen ‘24 Maji’, përballë Gjykatës së Apelit, persona të paidentifikuar, kanë goditur me thikë në këmbë 26-vjeçarin me inicialet F. B., banues në Vlorë.

Pasi është plagosur, të riut i është marrë edhe shumë prej 1 milionë lekësh të xhiros ditore, të kompanisë ku punon.

Shpërndaje në: