“Grabitësit e gjyshit” do të përballen me Kim Kardashian, në gjyq në Paris për vjedhjen e bizhuterive

“Grabitësit e gjyshit” do të përballen me Kim Kardashian, në gjyq në Paris për vjedhjen e bizhuterive

Një grup individësh të njohur si “grabitësit e gjyshit” do të përballen me Kim Kardashian, në gjyq në Paris javën e ardhshme për grabitjen e bizhuterive të saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë javës së modës në kryeqytetin francez në vitin 2016. Gjatë këtij incidenti, Kardashian u mbajt nën kërcënimin e armëve në apartamentin e saj luksoz, ndërsa grabitësit i morën bizhuteri me vlerë miliona dollarë, përfshirë një unazë prej 4 milionë dollarësh.

Gjyqi i 10 të akuzuarve, përfshirë burra të moshës rreth të 70-ve, pritet të zgjasë për gati një muaj, raporton oranews.tv, transmeton Periskopi.

Grabitesit, të veshur me maska dhe uniforme të policisë, hynë në ndërtesë dhe kërcënuan rojen. Ata e lidhën dhe detyruan atë të çonte në dhomën e Kardashian. Pasi e lidhen, grabitësit morën bizhuteri të çmuara dhe ikën me biçikleta.

Ata përballen me akuza të ndryshme, duke përfshirë grabitje të armatosur dhe rrëmbim.

Një nga të akuzuarit, Yunice Abbas, ka pranuar pjesemarrjen por ka mohuar të ketë qenë kreu i grupit ose të ketë pasur dijeni për përdorimin e armëve gjatë incidentit.

Kim Kardashian ka kujtuar momentin e tmerrshëm të grabitjes gjatë një interviste të vitit 2020, ku tha se ishte kërcënuar dhe ndiheshin të pasigurtë për jetën e saj.

Ajo theksoi se mendonte për fëmijët e saj gjatë momentit të rrezikshëm dhe shpresonte të mbijetonte. Ndërkohë, ekipet ligjore të Kardashian kanë deklaruar se ajo nuk do të komentojë më shumë, duke ruajtur dëshminë për gjyqin. Seanca gjyqësore në Paris pritet zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes dhe fatit të të akuzuarve./Periskopi/

Shpërndaje në: