Grabitet një qendër e transferimit të parave në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në “Moneygram” në Mitrovicë.

Vjedhja në kompaninë e transferit të parave ka ndodhur para pak minutash, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se kanë parë personat e dyshimtë teksa kryejnë veprën.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihet nëse hajnat kanë arritur të marrin para dhe, nëse po, sa ka qenë shuma e grabitur.