Grabitet Rita Ora

Grabitet Rita Ora

Rita Orës i kanë vjedhur një shumë shumë të konsiderueshme parash

Vjedhja ka ndodhur nga kontabilisti Andrew Munday, i cili mashtronte klientët e tij VIP, me profil të lartë. Ai merrte para nga fitimet e këngëtareve dhe personazheve të njohur.

37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.

Avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear, tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar.

Shear e konsideroi si “mjaft të turpshme” veprimet e Munday. Rita ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm.

Shpërndaje në: