Grabitja e armatosur e kompanisë që transportonte para: Policia i tregon diçka popullit

Periskopi.com Lajme

Vetura e një kompanie sigurimi e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë është grabitur nga persona të armatosur.

Ata grabitën paratë e kompanisë duke ikur më pas në drejtim të panjohur. Policia raporton se nga kjo grabitje nuk ka të lënduar.

Policia njofton se të dyshuarit i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.

“Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

20 metra larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një armë e cila është përdorur gjatë grabitjes.

“Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, thuhet në raportin 24 orësh.