Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Klinë

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Klinë

Dy persona kanë raportuar në polici se dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënim të armëve kanë grabitur para në një pompë derivatesh.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimat ishin duke punuar në pompën e derivateve, kur dy të dyshuarit kanë hyrë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe kanë grabitur 450 euro, një shufër dhe një telefon.

“Klinë, 11.10.2021 – 00:51. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje në: