Grabitje në një market në Prishtinë, dyshohet për tre persona

Grabitje në një market në Prishtinë, dyshohet për tre persona

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur sonte në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”,ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në: