Grand Prix i Holandës: Verstappen siguron ‘pole-position’, del më i shpejtë sesa Hamilton në kualifikuese

Grand Prix i Holandës: Verstappen siguron ‘pole-position’, del më i shpejtë sesa Hamilton në kualifikuese

Gara për Çmimin e Madh të Holandës pritet të jetë një nga më interesantet.

Në kualifikueset e mbajtura sot në pistën ku do të kontestohet Çmimi i Madh, Max Verstappen është treguar më i shpejti, shkruan Periskopi.

Verstappen, në shtetin e tij arriti të linte prapa pilotin britanik, Lewis Hamilton nga Mercedes.

Holandezi ishte për vetëm 0.038 sekonda më i shpejtë sesa kampioni në fuqi.

Dje, në praktikat e zhvilluara më së miri bëri skuadra e Ferrari. Pritet që Verstappen dhe Hamilton të kenë konkurrencë të madhe në garën e Dutch Grand Prix.

Kjo është renditja e sotme, me pilotët që futen në Top 10

Verstappen

Hamilton

Bottas

Gasly

Leclerc

Sainz

Giovinazzi

Ocon

Alonso

Ricciardo/Periskopi/

Shpërndaje në: