Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali përmes një fotografie, sot do të luajë ndeshjen e fundit

Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali përmes një fotografie, sot do të luajë ndeshjen e fundit

Granit Xhaka do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanellën e Arsenalit.

“Topçinjtë” do të takohen me Wolvesin në kuadër të javës së 38-të dhe të fundit për këtë sezon në Premierligë.

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast mesfushori nga Kosova do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit.

Xhaka ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka paralajmëruar ndeshjen e sotme, teksa edhe ka falënderuar “Gunnersat”.

“Faleminderit Gunners”, thuhet poshtë fotografisë, në të cilën paraqitet ndër vite 30-vjeçari me fanellën e Arsenalit.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, reprezentuesi zviceran ka zhvilluar 296 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy trofe të Superkupës së Anglisë.

Shpërndaje në: