“Granit Xhaka më duket konfrontues, tepër agresiv dhe krejt irritues”

“Granit Xhaka më duket konfrontues, tepër agresiv dhe krejt irritues”

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka po tregon formë të lartë me klubin e tij këtë sezon, por eksperti i BBC Sport, Garth Crooks nuk është tifoz i tij fare.

29-vjeçari i udhëhoqi Topçinjtë në një fitore 3-0 ndaj Brentford të dielën pasdite dhe po tregon se ai është në formë të lartë, shkruan Periskopi.

Në vitin 2019, Xhaka ishte i zemëruar gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace dhe hodhi gjuajti shiritin e kapitenit nga duart.

Atij iu hoq kapiteni dhe dukej se do të largohej, derisa trajneri Mikel Arteta e bindi zviceranin të qëndronte prapë.

Xhaka ka vazhduar të bëhet një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Artetës dhe tani luan një rol kyq në mesfushën e tyre.

Crooks shkroi në rubrikën e tij “Ekipi i javës “: “Nuk më pëlqen Granit Xhaka. Unë e shoh atë konfrontues, tepër agresiv dhe krejtësisht irritues.

“Megjithatë, në kohën e tij ai është një lojtar shumë i mirë. Ai duhet të ishte larguar nga Arsenali vite më parë.

“Megjithatë, për disa arsye ai jo vetëm që ka qëndruar në klub, por edhe herë pas here mban shiritin e kapitenit, kaq është popullariteti i tij këto ditë.

“Kundër Brentford ai dukej shumë mbresëlënës dhe po ashtu edhe Arsenali.

“Do të doja të dija pse Brentford nuk bëri më shumë në këtë lojë, por Topçinjtë ishin aq të mirë sa më shumë dyshoj se edhe nëse do ta kishin, nuk do të kishte ndryshuar asgjë – Arsenali ishte aq i mirë””, tha ai.

Shpërndaje në: