Granit Xhaka: Nuk ka përfunduar akoma asgjë
Granit Xhaka ka folur para ndeshjes së kthimit që skuadra e tij Arsenal do ta luajë kundër Milanit në kuadër të Europa League
Mesfushori i Arsenalit është i fokusuar për ndeshjen e dytë që londinezët do ta zhvillojnë kundër Milanit të enjten me fillim nga ora 21:05, transmeton Periskopi.
Pavarësisht se kanë rezultatin prej dy golave nga ndeshja e parë, ai thekson se akoma nuk ka përfunduar asgjë.
“Akoma nuk ka përfunduar asgjë. Tani tërë fokusi është për ndeshjen e nesërme,” ka thënë Xhaka në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. /Periskopi/



