Granit Xhaka po ofendohet brutalisht në internet pasi refuzoi të vaksinohet, presidenti i Federatës detyrohet të reagojë

Granit Xhaka po ofendohet brutalisht në internet pasi refuzoi të vaksinohet, presidenti i Federatës detyrohet të reagojë

Futbollisti shqiptar e njëkohësisht kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka rezultoi pozitiv me Covid-19 para disa ditësh.

Ai nuk ka pranuar ta marrë vaksinën, kur pothuajse të gjithë bashkëlojtarët në ekipin e tij janë vaksinuar tashmë. Vendimi i Xhakës ka sjellë reagime të ashpra nga shumë tifozë, që e vlerësojnë sjelljen e tij si papërgjegjshmëri.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fyerjet dhe kërcënimet e kjo ka detyruar presidentin e Federatës Zvicerane, Dominik Blank, që të reagojë, duke kërkuar që të marrë fund ky lloj reagimi.

Para disa ditësh futbollisti humbi miqësoren me Greqinë, por kjo s’do jetë e vetmja ndeshje që Zvicra do duhet të bëjë pa kapitenin.

Ekipi pret Italinë më 5 shtator në Bazel, dhe italianët duket se “janë gëzuar” për mungesën e tij.

Shpërndaje në: