Graniti fajëson Fifin: Banorët nuk më kanë folur prej shkakut të saj

Periskopi.com Showbiz

Ardhja e nënës e ka ndryshuar tërësisht sjelljen e Granitit kundrejt banorëve.

Ai ka vendosur të shkëpusë pak marrëdhënien me Fifin dhe të afrohet pak më tepër me pjesën tjetër të konkurentëve.

Pasi mori kohën e tij të analizonte rolin që ai ka në shtëpi, Graniti nuk nguron të fajësojë Fifin.

“Beatrix më tha dje që nuk të kam folur për shkak të Fifit. Është shumë gjë e keqe dhe tani e kuptoj sa më ka penalizuar Fifi“,-tha ai.

Gjithashtu Graniti shtoi se në asnjë mënyrë nuk ka pasur si qëllim të shfrytëzojë Fifin për vëmendje.