Gratë e Barcelonës shkatërrojnë ato të Chelseat dhe shpallen kampione të Evropës

Gratë e Barcelonës shkatërrojnë ato të Chelseat dhe shpallen kampione të Evropës

Gratë e Barcelonës janë shpallur kampione të Evropës, pasi mposhtën Chelsean 4-0 në finale të Champions Leagues.

Chelsea u bë skuadra e parë në histori që arriti finalen e Champions Leagues në kategorinë e burrave dhe grave në të njëjtin sezon, por ‘Të Klatërit’ do të shpresojnë se nuk do ta kenë fatin e njejtë në finalen kundër Man Cityt, shkruan Periskopi.

Golat nga Leupoiz 1′ (autogol), Putellas 14′, Bonmati 20′ dhe Hansen 36′ ia siguruan fitoren katalunaseve.

Kështu, Barca u bë skuadra e parë që ka fituar trofeun më prestigjioz evropian në të dy kategoritë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: