Gratë e ngujuara

Gratë e ngujuara

Brenda katër mureve në një dhomë të shtëpisë së gurtë në fshatin Hurfeish në rrafshnaltën e pjesës veriore të Izraelit, dyzet gra janë strukur nëpër ulëse të drunjta, karrige plastike dhe kauçë modernë lëkure.

Të gjitha janë veshur kokë e këmbë me mbulesa të zeza a të kaltra, me ferexhetë e bardha në kokë, transmeton “Koha Ditore”. Duart i kanë fort të zëna duke qepur e qëndisur, duke bërë dantella me ngjyra të ndryshme.

Punën e dorës e kanë mësuar prej nënave e gjysheve. Është zanat që është trashëguar brez pas brezi në mesin e grave të bashkësisë druze, një ndarje e islamit që kishte zënë fill në shekullin njëmbëdhjetë në Egjipt dhe që tani praktikohet prej rreth një milion njerëzish nëpër pjesë të ndryshme të Lindjes së Mesme.

Ato janë ulur si pjesë e punës së përbashkët për prodhimin e produkteve që do t’u shiten jo vetëm anëtarëve të bashkësisë, por edhe për të huajt.

Është hera e parë që shumica e tyre po fitojnë para prej punës së dorës.

Shpërndaje në: