Gratë e Polonisë mposhtin Kosovën në Prishtinë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës, në konkurrencën e grave, është mposhtur me rezultat 2-1 si nikoqire e Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ishin ‘Dardanet’ ato që të parat kaluan në epërsi me anë të një goli të Sylës në minutën e katërt, por polaket barazuan në minutën e 18 përmes Gec, shkruan Periskopi.

Në minutën e 35-të, Wiankowska realizoi golin e fitores për mysafiret.

Gratë e Afërdita Fazliut, pas kësaj humbjeje, renditen në pozitën e parafundit në Grupin F – të pestën – ndërsa Polonia rrëmben vendin e parë me 11 pikë, të paktën derisa Norvegjia të zhvillojë ndeshjen e vet. /Periskopi.com/